“Rama me Shqipërinë mos bëj pazar”/ Shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit me flamurin e SHBA: Jemi populli…

“Rama me Shqipërinë mos bëj pazar”/ Shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit me flamurin e SHBA: Jemi populli…

Pas pak nis marshimi drejt Kryeministrisë, ku do të mbahet edhe protesta e 27-të, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Mes protestuesve pikasën pankartat e ndryshme dhe flamujt amerikanë. “Ne jemi populli më pro-amerikan në botë. Rama jep dorëheqjen! Me Shqipërinë mos bëj pazar”, u shprehën qytetarët, thirrje që u pritën me brohorima nga të pranishmit. Protesta e kësaj mbrëmjeje është e 27-ta me radhë në kuadër të mobilizimit qytetar, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira.