Partizani kalon në Maqedoni të Veriut, atje do bëjë fazën përgatitore
Të kuqtë e Partizanit do të rikthehen në grumbullim në fillim të muajit korrik. Objektivi është që deri më 5 korrik të gjithë futbollistët të jenë të pranishëm dhe të vendosen nën urdhrat e trajnerit të ri, i cili pritet të nisë menjëherë punën me grupin. Në ditët e para të grumbullimit, ekipi do të zhvillojë përgatitjet në kryeqytet. Gjatë kësaj periudhe pritet të kryhen testet fizike, kontrollet mjekësore dhe vlerësimet e para të stafit teknik mbi futbollistët që do të jenë pjesë e projektit për sezonin e ri. Kjo fazë konsiderohet shumë e rëndësishme, pasi do të shërbejë për krijimin e bazës fizike mbi të cilën do të ndërtohet pjesa tjetër e përgatitjeve. Pas qëndrimit në Tiranë, Partizani do të zhvendoset në Maqedoninë e...
Burimi:
sot.com.al