Pas shpalljes “non grata”, Lamallari publikon videon e Hudutit: Nuk merremi me protestuesit, por me ekstremistët

Pas shpalljes “non grata”, Lamallari publikon videon e Hudutit: Nuk merremi me protestuesit, por me ekstremistët

Besfort Lamallari-ikballe huduti TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar sërish lidhur me shpalljen "person non grata" të Ikballe Hudutit, një ditë më parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar një video ku Huduti shfaqet duke shprehur mbështetje për liderin suprem të Iranit, Mujtaba Khamenei. Lamallari thekson se masa për shpalljen e saj person të padëshiruar nuk lidhet me përndjekjen e protestuesve apo kufizimin e lirisë së shprehjes, por është një veprim ndaj, siç shprehet ai, "çdo urrejtje nxitës dhe ekstremist". Postimi i plotë i Lamallarit: Mos merremi me protestuesit?! Jo! Jo vetëm nuk merremi me asnjë protestues si i tillë, por përpiqemi t’i dëgjojmë të gjithë ata që janë sinqerisht të shqetësuar. Por patjetër që do të merremi me çdo...