OPINION NGA EDISON YPI – Ku s’lënë Shenjtor pa e përdhosur…
Many tears ago, Zoti urdhëroi ta kryeja shërbimin ushtarak tre vjet tornitor pranë një baterie kundërajrore në periferi të Vlorës. Jo brenda në Zvërnec, prej ku Zvërnecin nuk mundesh me e pa. Pak më në jug të Zvërnecit, nga ku Zvërnecit i dukej gjithçka, qielli, dielli, laguna, ishulli, pylli, manastiri.Nga kapanoni ku flija, gjatë netëve të qeta kur binte heshtja, dëgjoja bombarduesit e NATO-s që kalonin mbi Zvërnec me një uturimë që dridhte krejt Gjirin e Vlorës. Sa ushtarët të vishnin pantallonat, shtrëngonin rrypat, mbathnin këpucët, vinin në kokë kapelet me yll, bombarduesi kishte ikur. Megjithatë, ushtarët vazhdonin të flinin mbi top edhe disa orë deri në agim me shpresë se do të vinte një tjetër bombardues ta asgjësonin me topa kinezë 57 milimetra. Por...
Burimi:
sarandanews.com