“Drejtësia do të vendosë”/ Shau protestuesit, qytetarët i përgjigjen Ramës në shesh: Kryeministër ‘SPAK you’

“Drejtësia do të vendosë”/ Shau protestuesit, qytetarët i përgjigjen Ramës në shesh: Kryeministër ‘SPAK you’

Një protestë që vijon prej 27 ditësh tashmë kundër kryeministrit Edi Rama, mbahet edhe ditën e sotme në Tiranë. Shqiptarët njëzëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Aktivisti Arben Kola gjatë fjalës së tij në protestë, u shpreh se do jetë drejtësia që do vendosë për Ramën “Do të jetë SPAK ai që do e arrestojë. Do të jetë drejtësia ajo që do të vendosë”, tha ai. “Atdheu nuk është në Shitje”, “Rama në burg, Berisha në burg” “Edi Rama jep dorëheqjen” janë thirrjet e qytetarëve në sheshin Skënderbej. Protestuesit shprehet se shqiptarët janë populli me proamerikan dhe se nuk janë kundër Amerikës. ‘Rama, Berisha ju erdhi fundi”, brohorasin qytetarët.