“Nëse më akuzojnë, le të sjellin prova”, Rama për Italpress: Protestat për Zvërnecin u kthyen në luftë globale kundër Trump

“Nëse më akuzojnë, le të sjellin prova”, Rama për Italpress: Protestat për Zvërnecin u kthyen në luftë globale kundër Trump

Nga udhëtimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE deri te marrëveshja për emigrantët me Italinë, si edhe polemikat e brendshme për një projekt turistik të kundërshtuar nga “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri shqiptar Edi Rama trajtoi çështjet kryesore politike që lidhen me Tiranën dhe marrëdhëniet e saj me Europën në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anna La Rosa të agjencisë së lajmeve Italpress. Sa i përket rrugëtimit europian të Shqipërisë, Rama e përshkroi gjatë intervistës procesin si të pakthyeshëm. “Siç thoshte Winston Churchill, nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë. Besoj se ka gjëra për të mësuar, për të reflektuar, por ndërkohë askush nuk mund ta ndalojë procesin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, tha kryeministri. Rama u rikthye gjithashtu te marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, e cila...