Putin nën presion! Krimea shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve të Ukrainës

Putin nën presion! Krimea shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve të Ukrainës

Autoritetet e vendosura nga Rusia në Krime kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi sulmet e intensifikuara me dronë nga Ukraina kanë shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike dhe mungesë karburanti në gadishull. Ndërprerjet e energjisë kanë prekur veçanërisht qytetin e Sevastopolit, më i madhi në Krimenë e kontrolluar nga Rusia. Guvernatori i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev, deklaroi se kufizimet në furnizimin me energji do të vazhdojnë, pasi punimet për riparimin e rrjetit elektrik janë ndërprerë vazhdimisht për shkak të alarmit ajror të shkaktuar nga sulmet me dronë. Komandanti i forcave ukrainase të dronëve, Robert Brovdi, tha se Ukraina goditi shtatë herë nënstacionin kryesor elektrik të Sevastopolit gjatë orëve të para të së mërkurës. Në javët e fundit, Kievi ka intensifikuar operacionet ushtarake në...