Lamallari poston videon e Igballe Berishës: Në Shqipëri s’ka vend për khameneizëm!

Lamallari poston videon e Igballe Berishës: Në Shqipëri s’ka vend për khameneizëm!

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka postuar këtë të premte, 26 qershor, një video të Igballe Berishës, e cila një ditë më parë, u shpall “person i padëshiruar” në Shqipëri. Në atë video, ajo shprehet se Albin Kurti është lideri i saj politik, ndërsa ai shpirtëror, Mojtaba Khamenei. “Askush s’ka të drejtë të ma mohojë të drejtën e mendimit, besimit dhe shprehjes së lirë”, thotë ajo. Në përgjigje të këtyre deklaratave, Lamallari shkruan se “është domosdoshmëri të merresh me nxitës dhe ekstremistë”, referuar zonjës e cila sipas tij, bindjet që ka do t’i mbajë larg Shqipërisë për të paktën 15 vitet e ardhshme. “Sepse në Shqipërinë vend anëtar i #NATO-s dhe së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian, nuk ka vend për khameneizmi është baraz me...