Me kallashnikov në dorë nëpër rrugët e Kamzës, i riu terrorizon banorët

Me kallashnikov në dorë nëpër rrugët e Kamzës, i riu terrorizon banorët

Detaje të reja janë mësuar në lidhur me të shtënat me armë të raportuara mbrëmjen e sotme në Kamëz, të cilat shkaktuan panik tek banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, një i ri ka dalë i armatosur në rrugë me një kallashnikov, duke krijuar frikë dhe pasiguri mes qytetarëve. Nuk është ende e konfirmuar nëse ai ka qëlluar me armë. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka neutralizuar e arrestuar personin e dyshuar.