Iljazi i “Shamikuqes”, ndahet nga jeta legjenda e kinemasë turke që emocionoi shqiptarët

Iljazi i “Shamikuqes”, ndahet nga jeta legjenda e kinemasë turke që emocionoi shqiptarët

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori i njohur turk Kadir İnanır, një nga figurat më të shquara të epokës së artë të kinemasë turke, Yeşilçam. Ai ndërroi jetë të premten, pas disa javësh në kujdes intensiv, ku po trajtohej për pneumoni dhe komplikacione të rënda shëndetësore. Për publikun shqiptar, Kadir İnanır do të mbetet i paharruar për rolin e Iljazit në filmin “Shamikuqja” (Selvi Boylum Al Yazmalım), krah aktores së njohur Türkan Şoray, një nga filmat më të dashur të kinematografisë turke. I prodhuar 45 vite më parë dhe i shfaqur në Shqipëri gjatë viteve ’80, filmi u kthye në një klasik, ndërsa personazhet Iljazi dhe Asja fituan zemrat e brezave të tërë. Dyshja u kthye në një nga çiftet më ikonike të...