Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

Ilia Traber, 75 vjeç, i njohur me nofkën “Antikuari”, konsiderohej për vite me radhë si një nga njerëzit më të paprekshëm në Shën Petersburg. Ai ishte një figurë e rëndësishme e mafias ruse, i lidhur me grupin kriminal Tambovskaya-Malyshevskaya, ndërsa miqësia e tij e vjetër me Vladimir Putinin e kishte mbrojtur për dekada nga hetimet dhe akuzat penale. Por kjo situatë ndryshoi papritur. Më 17 qershor, Traber u arrestua nga FSB, shërbimi rus i sigurisë, dhe u dërgua në Moskë, ku një gjykatë e akuzoi për vrasje me paramendim dhe trafik armësh, duke urdhëruar arrestimin e tij për të paktën dy muaj. Sipas hetimeve, Traber dyshohet se në vitin 2020 urdhëroi vrasjen e biznesmenit dhe politikanit Alexander Petrov, i cili ishte edhe partneri i tij...