Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një postim në “Truth” se Republika Islamike e Iranit ka lëshuar të paktën katër dronë ndaj anijeve që lundronin në Ngushticën e Hormuzit. Sipas tij, një prej dronëve ka goditur kuvertën e një anijeje të madhe mallrash, duke shkaktuar dëme, ndërsa tre të tjerët janë rrëzuar. Trump e cilësoi ngjarjen si një “shkelje serioze” të armëpushimit, pa dhënë detaje të tjera mbi rrethanat. Ndërkohë, të dhënat e gjurmimit detar tregojnë një ulje të qarkullimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, pas një incidenti të mëparshëm ndaj një anijeje të menaxhuar nga një kompani tajvaneze. Sipas analizave të të dhënave detare, disa tankerë vijojnë të kalojnë përmes ngushticës, por fluksi i përgjithshëm është më i ulët krahasuar me ditët...
Burimi:
vizionplus.tv