Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

Sebastián Beccacece është një nga ata trajnerë që nuk kalon kurrë pa u vënë re. Me flokët e tij të gjatë biondë, stilin e veçantë, pasionin për rock-un argjentinas dhe aftësinë për të frymëzuar lojtarët, ai është kthyer në një nga figurat më të spikatura të këtij Botërori. Momenti që e bëri simbol të këtij suksesi erdhi në minutën e 77-të të sfidës ndaj Gjermanisë. Pas një daljeje të gabuar të Manuel Neuer, Gonzalo Plata shënoi golin që i dha avantazhin Ekuadorit dhe, në fund, edhe kualifikimin historik. Ndërsa futbollistët festonin në fushë, Beccacece vrapoi drejt tribunës, kapërceu barrierat dhe përqafoi e puthi bashkëshorten e tij. “Shumë njerëz më panë duke vrapuar në tribunë dhe duke puthur një grua. Ajo është bashkëshortja ime. Ka qenë...