Tensionet Izrael-Iran, Katz: Forcat tona janë gati për çdo skenar

Tensionet Izrael-Iran, Katz: Forcat tona janë gati për çdo skenar

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se çdo sulm i mundshëm nga Teherani ndaj Izraelit do të ishte “gabimi më i madh” i tij. Përmes një postimi në platformën X, Katz iu përgjigj deklaratave të fundit të komandantit të Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike, Esmail Qaani, duke theksuar se Izraeli është i përgatitur për çdo skenar. “As ngushtica e Hormuzit dhe as sulmet ndaj popullsisë civile nuk do t’ju ndihmojnë. Asgjë nuk do të na ndalë. Forcat tona janë gati ta përfundojnë misionin”, shkroi ministri izraelit. Katz ironizoi gjithashtu deklaratat e Qaanit, duke thënë se ai “duket më shumë si një partner për foto sesa si autor i këtyre kërcënimeve qesharake”. Deklaratat vijnë në një...