Mes protestës, Ibrahimaj: Mandatin na e kanë dhënë 850 mijë qytetarë
Delina Ibrahimaj TIRANË-Ministrja e Ekonomisë dhe Informacionit, Delina Ibrahimaj, reagoi ndaj protestave që po zhvillohen prej disa javësh para Kryeministrisë, duke theksuar se qeveria mbetet e fokusuar te puna dhe realizimi i objektivave të saj. Gjatë deklaratës për mediat, jashtë godinës dëgjoheshin thirrjet e protestuesve që kërkonin dorëheqjen e qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se prioritet i ekzekutivit është përmbushja e reformave dhe avancimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duke komentuar protestat, ministrja nënvizoi se numri i qytetarëve që marrin pjesë në to nuk mund të krahasohet me mbështetjen që Partia Socialiste mori në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. “Përgjigjja ime tregohet me numrin e akteve që prezantuam e kemi miratuar sot në mbledhjen e qeverisë. Jemi në një proces që kërkon...
Burimi:
zeri.ai