KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare! Ja si ndahet Kuvendi i Kosovës

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare! Ja si ndahet Kuvendi i Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 53 deputetë,  PDK-ja 22 deputetë, LDK-ja 18, ndërsa Aleanca 7 deputetë. Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre dhe më pas bisedimet për formimin e institucioneve të reja.