SYRI TV/ Parkimi në rrugët e Durrësit bëhen me pagesë, ja tarifat

SYRI TV/ Parkimi në rrugët e Durrësit bëhen me pagesë, ja tarifat

Pothuajse në të gjitha rrugët urbane në Durrës parkimi do të bëhet me pagesë. Në Zonën A, ku përfshihen rrugë si “Taulantia”, “Currilat”, bulevardet “Epidamn” dhe “Dyrrah”, tarifa do të jetë 100 lekë/orë. Në Zonën B, ku përfshihen rrugët “Aleksandër Goga”, “Mujo Ulqinaku”, “Stefan Kaçulini” dhe të tjera, tarifa do të jetë 40 lekë/orë. Por ky vendim i bashkisë ka revoltuar banorët e zonës dhe turistët, të cilët ankohen se tarifat e përcaktuara janë të papërballueshme dhe kërkojnë rishikimin e tyre. Bashkia e Durrësit vendos parkim me pagesë në të gjitha rrugët e qytetit, duke rënduar xhepat e qytetarëve. Në të gjitha rrugët e qytetit ka nisur vijëzimi i tyre dhe vendosja e tabelave. Por ky vendim nuk është pritur mirë nga banorët dhe turistët....