Itali/ Polici humbi jetën gjatë ndjekjes, zbardhet dëshmia e shqiptarit në gjyq, do ruhet me byzylyk elektronik (EMRI)

Itali/ Polici humbi jetën gjatë ndjekjes, zbardhet dëshmia e shqiptarit në gjyq, do ruhet me byzylyk elektronik (EMRI)

26-vjeçari Genti Berisha do të qëndrojë në arrest shtëpie me byzylyk elektronik, i akuzuar për arratisje të rrezikshme dhe shkaktim vdekjeje si pasojë e një vepre tjetër penale. Berisha u arrestua për vdekjen e Francesco Imprezzabile, efektiv i Policisë të Milanos, i cili humbi jetën pak ditë më parë pasi u rrëzua me motor gjatë ndjekjes së të riut me shpejtësi deri në 180 km/h, pasi ky i fundit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Gjyqtarja e hetimeve paraprake, Giulia Masci, pas marrjes në pyetje të Berishës, vërtetoi arrestimin dhe vendosi masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Sot, prokurorja ndryshoi kërkesën fillestare për burgim, duke kërkuar arrest shtëpie, edhe për shkak se i akuzuari ka pranuar faktet dhe familjarët e tij kanë vënë në...