Paralajmërim i AKSK: SMS mashtruese me gjoba të rreme, rrezik për të dhënat bankare
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes ndaj një skeme mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve telefonike, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga Policia Rrugore për shkelje të pretenduara të qarkullimit dhe pagesa gjobash. Sipas AKSK-së, mesazhet dërgohen nga numra të huaj dhe përmbajnë lidhje të dyshimta, afate të shkurtra për kryerjen e pagesës, kërcënime për masa administrative, si edhe oferta për ulje të vlerës së gjobës. Qëllimi i tyre është të krijojnë ndjenjën e urgjencës dhe të mashtrojnë qytetarët që të klikojnë në faqe të rreme ose të japin të dhëna personale e bankare. Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhjet e dërguara, të mos u përgjigjen kërkesave për konfirmim apo dërgim...
Burimi:
javanews.al