SPAK zbardh tonelatat e kokainës, dosja: Trafikantët shqiptarë Koçeku e Bedini lidhje të ngushta me kartelin e Luis Sebrano
Trafikantët shqiptarë të kokainës Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai alias Genc Bedini nuk vepronin të izoluar. Sipas dosjes hetimore që “MaShqip” ka siguruar, ata kishin krijuar lidhje të drejtpërdrejta me rrjete të fuqishme kriminale në Amerikën Latine dhe Europë, mes tyre edhe me organizatën e drejtuar nga Luis Sebrano, një emër i njohur për autoritetet ndërkombëtare të antidrogës dhe pronar i kompanisë “Maxi Grans”, e cila sipas hetimeve përdorej për transportin e ngarkesave nga Paraguaji drejt porteve europiane. Referuar dokumenteve të SPAK, një pjesë e konsiderueshme e kokainës që nisej nga Paraguaji drejt Europës transportohej përmes kompanive tregtare që merreshin me sojë, qymyr, mish dhe mallra të tjera, ku lënda narkotike fshihej në konteinerë. Hetuesit dyshojnë se grupi i Koçekut dhe Hamzait përdorte të njëjtën...
Burimi:
ntv.al