Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë rikthyer, duke vënë në pikëpyetje marrëveshjen paraprake për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Organizata Ndërkombëtare Detare e OKB-së pezulloi përkohësisht operacionin e shoqërimit të anijeve, pasi një anije tregtare raportoi se ishte sulmuar pranë brigjeve të Omanit. Kompania tajvaneze Evergreen Marine bëri të ditur se një prej anijeve të saj u godit nga një objekt i panjohur, ndërsa dy zyrtarë amerikanë thanë për Reuters se sulmi ishte kryer nga Irani. Nga ana tjetër, autoritetet iraniane deklaruan se nuk do të garantojnë sigurinë e anijeve që lundrojnë jashtë korridoreve detare të miratuara nga Teherani, ndërsa Garda Revolucionare paralajmëroi se do të ndërmarrë masa ndaj atyre që nuk respektojnë udhëzimet. Çdo anije që lundron jashtë korridoreve detare të përcaktuara...