Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla, mbetet në fuqi vendimi i Apelit të Posaçëm që e dënoi atë me 1 vit burg. Vendimi u dha nga Genti Shala relator me anëtarë Ilir Panda dhe Albana Boksi. Memolla i cili aktualisht ndodhet ne burgun e Rrogozhinës u gjet fajtor nga dy gjykata për korrupsion në zgjedhje. Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit në 9 shkurt 2026 Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit. Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, në të cilin Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së, për të mos i ndërprerë energjinë...