Goditet banda e drogës në Mykonos, “koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar
Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të narkotikëve në ishullin e Mykonos, ku koka e grupit ishte një 37-vjeçar shqiptar. Sipas mediave shqiptari është identifikuar si Euglent Alimani. Gjatë një operacionit u arrestuan pesë anëtarë të grupit, ndërsa autoritetet thonë se fitimet e paligjshme nga aktiviteti kriminal arrijnë në rreth 700 mijë euro. Sipas njoftimit të Policisë Greke, automjetet e një kompanie përdoreshin jo vetëm për transportin e anëtarëve të organizatës, por edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Mykonos dhe në zonat me fluks të lartë turistësh. Mediat greke raportojnë se grupi kishte nisur aktivitetin kriminal në mesin e muajit prill. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesa dhe ambiente të përdorura nga organizata në Mykonos, Pire dhe Perama, policia sekuestroi rreth 4.5 kilogramë...
Burimi:
javanews.al