Shuhet plotësisht zjarri në malin e Shëngjinit, nis hetimi për shkaqet

Shuhet plotësisht zjarri në malin e Shëngjinit, nis hetimi për shkaqet

Pas një operacioni që zgjati gjatë gjithë natës, është bërë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e zjarrit që përfshiu të premten kurorën me pisha të malit të Shëngjinit, në zonën e njohur si Rana e Hedhun. Gazetari i Klan News Martin Marku raporton se rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës, forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e emergjencave civile, të pajisur edhe me çanta shpine për ndërhyrje në terren të vështirë, arritën të neutralizonin plotësisht vatrën e zjarrit. Në operacion morën pjesë forca dhe mjete zjarrfikëse nga Lezha, Kamza, Mirdita, Vau i Dejës dhe Kurbini, të cilat ndërhynë për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara, bizneseve, apartamenteve dhe resorteve turistike pranë bregdetit. Zjarri shpërtheu rreth mesditës së 29 majit në...