Shqipëria në flakë/ Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri

Shqipëria në flakë/ Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri

Strukturat përgjegjëse për luftën ndaj zjarreve kanë bërë publik edhe bilancin e vatrave të reja dhe atyre që janë shuar gjatë 24 orëve të fundit. “Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive”. Ndërkohë në njoftim thuhet se, “për ditën e sotme parashikohet nivel i lartë rreziku për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër”. Njoftimi i Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile: Situata e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 631 forca operacionale, 64 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 1 avion...