“Shoku më futi qesen e zezë me armë në makinë dhe iku”/ Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

“Shoku më futi qesen e zezë me armë në makinë dhe iku”/ Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Detaje të reja janë bërë publike nga dosja hetimore e operacionit policor të zhvilluar dy javë më parë në tunelin e Skërficës, në aksin Kardhiq–Delvinë, ku u sekuestruan katër pistoleta dhe u arrestua 31-vjeçari Kejdi Banaj. Sipas materialeve hetimore, Policia kishte siguruar informacione se Banaj po transportonte armë zjarri drejt Sarandës me një automjet të marrë me qira. Hetimet përfshijnë edhe dyshime se gjatë itinerarit ai pritej të merrte një sasi lënde narkotike, rreth 500 gram kokainë, në zonën e Lushnjës. Pas ndalimit të automjetit në tunelin e Skërficës, efektivët gjetën katër pistoleta tip “Glock”, të fshehura nën tapicerinë e sediljes së përparme, brenda një qeseje të zezë. Sipas dosjes, gjatë marrjes në pyetje Banaj ka bashkëpunuar me hetuesit, duke dorëzuar kodin e telefonit dhe...