“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

Reperi i njohur Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Cllevio”, ka dëshmuar sërish në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO). Sipas dëshmisë që ka siguruar gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ai ka sqaruar se “nuk ka asnjë lidhje me të pandehurit”. Ka veçuar Haxhiun, njëjtë si më herët, duke thënë se e ka pasur shok që fëmijë. “Jetoj në Lushnje dhe Laerti është jo më larg se 150 metra nga shtëpia ime. Jemi rritur bashkë, njihemi familjarisht. Në vitin 2007 kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur kthehesha, rrija në Lushnje. Kur e kam njohur Laertin ka qenë pa punë. Vitet e fundit unë nuk e kam takuar fare. Kam ardhur nga SHBA në...