Shkodër, operacioni policor “Network”, 4 arrestohen në flagrancë, procedohen penalisht 61 punonjës
Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociale, njofton mbi finalizimin e operacionit të koduar “Network”.Në njoftimin e saj, organi ligjzbatues bën me dije se zbulohet në lagjen “Vasil Shanto”, një call center ku dyshohet se kryhej mashtrim kompjuterik.Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie.Procedohen penalisht 61 punonjës, të cilët u kapën në flagrancë gjatë ndërhyrjes së Policisë, në call center.Sekuestrohen 152 pajisje elektronike, nëpërmjet të cilave dyshohet se kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme...
Burimi:
kohajone.com