Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, shqiptari ‘koka’ e grupit. Zbulohen rolet e anëtarëve
Policia e Shtetit në zonën e Arezzo-s në Itali ekzekutoi pesë urdhër-arreste ndaj dy shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve italianë, të dyshuar në shkallë të ndryshme për pjesëmarrje në një grup kriminal të përfshirë në trafik droge që drejtohej nga shqiptari. Operacioni, i koduar “Minerva”, nisi të shtunën, më 18 prill, me urdhër të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Arezzos, me kërkesë të Prokurorisë. Masat përfshijnë një arrest me burg dhe katër masa arresti shtëpiak. Hetimi nisi në gusht 2025 dhe u zhvillua përmes një hetimi kompleks. Përgjimet telefonike dhe ambientale, si dhe shërbimet e vëzhgimit dhe ndjekjes, rezultuan vendimtare për zbardhjen e rrjetit. Sipas hetimeve, grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe i drejtuar nga një shtetas shqiptar, kishte ngritur një rrjet...
Burimi:
javanews.al