Shisnin drogë në doza në qytetin e Laçit, përfundojnë në pranga 7 persona

Shisnin drogë në doza në qytetin e Laçit, përfundojnë në pranga 7 persona

Një operacion policor i zhvilluar në Laç ka çuar në arrestimin e 7 personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Sipas informacionit zyrtar, operacioni i koduar “Perimetri 2” u finalizua pas disa muajsh hetime dhe u zhvillua nga strukturat e Policisë së Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë. Autoritetet bëjnë me dije se të arrestuarit dyshohet se siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën më pas e ndanin në doza për shitje në zona të ndryshme të qytetit të Laçit.  Gjatë operacionit u sekuestruan sasi lënde narkotike, 6 automjete, telefona celularë dhe 7 pajisje elektronike që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit. Po ashtu, gjatë kontrolleve u zbulua edhe një lokal ku dyshohet se...