Protestuesit lënë mesazhin në Bulevard: Shqipëria nuk është në shitje!

Protestuesit lënë mesazhin në Bulevard: Shqipëria nuk është në shitje!

Pas përmbylljes së fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë përcjellë një tjetër mesazh simbolik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke shkruar me përmasa të mëdha sloganin: “Shqipëria nuk është në shitje!” Pjesëmarrësit në tubim e kanë cilësuar këtë mbishkrim si një apel të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave që cenojnë interesat publike dhe pasuritë kombëtare. Krahas këtij mesazhi, gjatë protestës nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë. Qytetarët kanë brohoritur njëzëri slogane si: “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Rama në burg, Balluku në burg”, “Nuk na përfaqësoni” dhe “O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”. Tubimi i kësaj të mërkure shënon ditën e 60-të radhazi të protestave në Tiranë. Për dy muaj me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në...