La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal
Një zgjedhje për të ndryshuar jetën u shndërrua në një makth për një 25-vjeçar shqiptar në Itali. Pasi vendosi t’i jepte fund përfshirjes në trafikun e drogës dhe të punonte në sektorin e ndërtimit, ai u bë objekt i një atentati, që sipas hetuesve u organizua nga ish-anëtarët e grupit kriminal me të cilin bashkëpunonte. Autoritetet italiane kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë, Luigj Makaj, 44 vjeç, dhe Armiol Gjoka, 40 vjeç, të njohur si autorët e dyshuar të sulmit. Sipas Prokurorisë, Makaj dyshohet se organizoi atentatin, ndërsa Gjoka, i njohur me nofkën “Molli”, është personi që hapi zjarr ndaj të riut. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 1 korrikut në Mirano, pranë Venecias. Hetimet tregojnë se viktima kishte refuzuar të vazhdonte aktivitetin e shpërndarjes...
Burimi:
javanews.al