Vivaldi në oborrin shkodran, Ansambli “Harmonia Albanica” interpretoi kryeveprën “Katër Stinët”
Muzika e Antonio Vivaldit solli një mbrëmje të veçantë në oborrin e Qendrës Rinore “Arka”, ku u interpretua vepra e njohur “Katër Stinët”. Koncerti i Ansamblit të Harqeve “Harmonia Albanica” tërhoqi një pjesëmarrje të lartë të publikut, që ndoqi nga afër interpretimet e muzikantëve. Protagonistët e kësaj mbrëmje muzikore shprehen për vlerën artistike të koncertit dhe rëndësinë e aktiviteteve të tilla në Shkodër. “Këtë vit është planifikuar të interpretohet një nga kryeveprat e letërsisë klasike botërore, “Katër Stinët” e Vivaldit, e ndërthurur me një koment mbi sonetet që e frymëzuan autorin për të krijuar këtë vepër kaq të njohur dhe prestigjioze në repertorin e muzikës klasike botërore”, u shpreh Dritan Mlika, Udhëheqës artistik. “Shumë mirë, sepse, të them të vërtetën, publiku i Shkodrës është një...
Burimi:
kultplus.com