Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze
“Na sakrifikuan”. Kjo është bindja e dhimbshme e shumë banorëve të Le Porge, komuna në pellgun e Arcachon që u godit më rëndë nga zjarret shkatërrimtare, ku flakët dogjën pothuajse 200 banesa. Ata pretendojnë se jo vetëm u lanë pa ndihmën e duhur nga shërbimet e emergjencës, por se u flijuan për t’i dhënë përparësi mbrojtjes së Cap-Ferret, zonës së njohur për vilat luksoze dhe rezidencat verore të të pasurve. Më shumë se 500 banorë janë organizuar në një grup në WhatsApp dhe kanë nisur procedurat për një padi ligjore, të përfaqësuar nga avokati i Bordosë, Sylvain Galinat. “Me siguri do të depozitohet një kallëzim penal. Ka shumë gjasa që të ndërmerren edhe veprime në rrugë administrative dhe civile. Vendosmëria e banorëve është e qartë, ashtu...
Burimi:
javanews.al