Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset njëri prej tyre. Pasi e rrahën u rrëzua në kangjella…
Një përplasje mes një grupi të rinjsh ka ndodhur këtë të martë, më 14 prill, në qytetin e Korçës, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Gazetarja e Klan News Daniela Zisi saporton se sherri ndodhi në lagjen nr.2 të qytetit, ku disa të rinj kanë debatuar dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, ndërsa dyshohet se janë përdorur edhe sende të forta. Si pasojë e konfliktit, njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i lënduari ka marrë dëmtime në trup, pasi dyshohet se, pas goditjeve, është rrëzuar në kangjella duke pësuar plagë të lehta. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Në...
Burimi:
javanews.al