Sekuestrimi i 80 kg kokainë në Spanjë/ Kapet në Shqipëri koordinatori i rrjetit të trafikut

Sekuestrimi i 80 kg kokainë në Spanjë/ Kapet në Shqipëri koordinatori i rrjetit të trafikut

Autoritetet shqiptare kanë arrestuar një shtetas të dyshuar si koordinatori i një rrjeti që tentoi të rikuperonte mbi 80 kilogramë kokainë të sekuestruar në muajin shkurt në portin e Vigos, në Spanjë. Sipas medieve spanjolle, ai ishte larguar nga Vigo pak ditë para se dy bashkëpunëtorë të tij të arrestoheshin gjatë operacionit antidrogë. Ngarkesa e drogës ishte fshehur në sistemin e ftohjes së një kontejneri që kishte mbërritur nga Ekuadori. Pas zbulimit të saj nga autoritetet doganore dhe Guardia Civil, u organizua një operacion për të identifikuar personat që do të tentonin ta nxirrnin drogën nga porti. Dy shtetas shqiptarë u arrestuan në flagrancë ndërsa po përpiqeshin të hynin në zonën portuale për të marrë ngarkesën. Gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 80 kilogramë...