Ekzekutoi me kallashnikov 20-vjeçarin, arrestohet pranë banesës autori

Ekzekutoi me kallashnikov 20-vjeçarin, arrestohet pranë banesës autori

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Pas disa orësh kërkimesh, Kristian Sterjo është lokalizuar dhe kapur në afërsi të banesës së tij. Ai është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e motivit të konfliktit që përfundoi në vrasjen e të riut. Sipas të dhënave paraprake, pas krimit Sterjo dyshohet se ka hedhur armën në zonën e njohur si “Fusha e Drurëve”, ku më pas kishte qëndruar i fshehur për disa orë. Policia ka vijuar kontrollet në këtë zonë, ndërsa arma e dyshuar si e përdorur në krim është një prej provave materiale që po verifikohet nga hetuesit. 20-vjeçari Johan Zuko mbeti...