Zjarret vijojnë në Mallakastrën e Egër, riaktivizohet vatra në Panahor – flakët avancojnë drejt Greshicës
Vijon situata problematike nga zjarret në zonën e “Mallakastrës së Egër”, ku ekipet në terren po punojnë për izolimin e dy vatrave aktive. Një prej vatrave është riaktivizuar në zonën e Panahorit, ndërsa flakët po avancojnë në drejtim të Greshicës, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit në zona të tjera. Ndërkohë, vatra tjetër vijon të jetë aktive në zonën mes fshatit Drenije, në bashkinë Patos, dhe fshatit Vlosht, në bashkinë Roskovec. Dy fshatrat ndodhen pranë njëri-tjetrit, ndërsa zjarri është përqendruar në zonën kodrinore mes tyre. Terreni i thepisur dhe era e fortë po vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe afrimin e mjeteve në vatrat aktive. Kushtet atmosferike po favorizojnë gjithashtu përhapjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e angazhuara në terren vijojnë punën...
Burimi:
syri.net