Zjarri në Krujë iu afrua gjatë natës banesave, Kalaja në terren: Banorët në ankth, po luftojnë me flakët
Zjarri që përfshiu zonën e Krujës gjatë mbrëmjes së djeshme rrezikoi banesat në lagjen Varosh, në rrugën që të çon drejt malit të Krujës. Në terren ishte i pranishëm edhe Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, i cili ndoqi nga afër situatën dhe ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, policisë dhe ushtrisë. Kalaja e cilësoi lagjen Varosh si një prej zonave më problematike, pasi flakët ishin afruar pranë banesave. “Ndodhemi në Krujë, në lagjen Varosh. Është rruga që të çon për në malin e Krujës. Është lagjja më problematike për momentin, ku ka prani të madhe të zjarrfikësve, forcave të ushtrisë, forcave të policisë. Po luftohet me flakët pikërisht në këtë moment që shikojmë këtu lart.” Sipas kryebashkiakut, tre mjete zjarrfikëse ishin të pozicionuara pranë vatrës...
Burimi:
syri.net