“E pashë viktimën të shtrirë me gjak në kokë”/ Banorja rrëfen tmerrin: Atë skenë s’do e harroj kurrë
Kozeta Shagla, banore e pallatit ku u vra 20-vjeçari Joan Zhuko në Korçë, ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave dhe skenën që pa menjëherë pas ngjarjes. Shagla tregon se ndodhej në banesë së bashku me nënën e saj kur dëgjoi një zhurmë të fortë. E shqetësuar, ajo doli nga apartamenti për të parë se çfarë kishte ndodhur. Sipas dëshmisë së saj, sapo doli nga banesa pa 20-vjeçarin të shtrirë në tokë. Ajo thotë se viktima ndodhej disa metra larg dhe kishte gjak në pjesën e kokës. “Unë isha brenda në shtëpi. Dëgjova një zhurmë të madhe, sikur plasi diçka. I thashë mamit se do të dilja të shikoja çfarë po bëhej, mos kishte rënë ndonjë njeri nga shkallët që ta ndihmoja. Ngjitem unë...
Burimi:
ntv.al