Qafa e Buallit/ Makinat përplasen me njëra tjetrën te Rruga e Arbrit, humb jetën pasagjeri i një prej automjeteve

Qafa e Buallit/ Makinat përplasen me njëra tjetrën te Rruga e Arbrit, humb jetën pasagjeri i një prej automjeteve

Aksident me pasojë vdekjeje në Rruga e Arbrit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë, në afërsi të tunelit të Qafa e Buallit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti raportohet për një viktimë, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur shkaqet e përplasjes. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve shprehen të shqetësuar për numrin e lartë të aksidenteve që ndodhin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, duke kërkuar më shumë masa sigurie dhe kontrolle për parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike. Bulqizë/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur "Plani i Bardhë", janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S....