Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP, dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë
Gjykata e Tiranës dënoi me nga 6 muaj burg secilin, dy ish-zyrtarët e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore me iniciale A.S dhe G.S, të cilët i gjeti fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Megjithatë ata nuk do të shkojnë në qeli pasi Gjykata vendosi që dënimin ta shlyejnë duke u paraqitur 1 vit te Shërbimi i Provës. Dy ish zyrtarët e AMP, sipas hetimeve punësuan në mënyrë të paligjshme pranë agjensisë, Muçi Shaljanin, i cili u vra në një atentat në nëntor të 2025 në Rinas, teksa lëvizte me Gilmando Danin, një personazh të njohur të botës së krimit.
Burimi:
javanews.al