Protestuesit qëllojnë me vezë makinat e Kumbaros e Çuçit, deputeti ua kthen me batutë
Disa deputetë janë futur sot në Kuvend për të marrë pjesë në seancë plenare, e njoftuar për sot në ora 12:00, duke u ‘shpëtuar’ vezëve të protestuesve që po i prisnin në hyrje. Policia ka krijuar kordon duke mundësuar që deputetët të futen pa u përplasur me protestuesit. E ndërsa disa prej tyre u kanë ‘shpëtuar’ nga rrezja e gjuajtjeve me vezë, një mjet që është futur në Kuvend është ‘larë’ nga vezët e hedhura nga tyre. Sipas informacione, automjeti ka qenë i Gardës, e më pas është goditur edhe mjeti i Mirela Kumbaros dhe Blendi Çuçit. Ky i fundit ka bërë edhe batutë duke thënë se “paske shpëtuar pa shumë gërvishtje”.
Burimi:
javanews.al