Pronari i një exchange-i denoncon punonjësen në Vlorë, mori 5 mijë euro dhe u largua

Pronari i një exchange-i denoncon punonjësen në Vlorë, mori 5 mijë euro dhe u largua

Një pronar exchange-i në Vlorë ka denoncuar në polici zhdukjen e 5 mijë eurove, duke pretenduar se autorja është një punonjëse e sapopunësuar, e cila ishte në ditën e parë të punës. Sipas denoncimit, e reja ka marrë shumën prej 5 mijë eurosh nga ambientet e exchange-it dhe më pas është larguar, pa u kthyer më në vendin e punës dhe pa dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen. Pas kallëzimit të bërë nga pronari, Policia e Vlorës ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit.