Prokuroria e Vlorës dërgon për gjykim katër ish-zyrtarë të IMT për shpërdorim detyre
Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4-ish zyrtarë të IMT në Himarë. Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë ata akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim i paligjshëm”. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë shtetas, mes të cilëve katër ish zyrtarë për veprat penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 dhe 199/a të Kodit Penal”, njofton prokuroria. Hetimet lidhen me një ndërtim të paligjshëm në “Kodrën e Rrapojve” në Himarë. Janë dërguar për gjykim 8 persona, 4 prej të cilëve punëtorë të IMT: M.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal; B.M., akuzuar për...
Burimi:
javanews.al