Prokuroria e Tiranës kërkon informacion nga AKU për helmimin e studentëve në Akademinë e Policisë
Prokuroria e Tiranës i është drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me një shkresë zyrtare, duke kërkuar informacion të detajuar mbi veprimet dhe gjetjet e hetimit administrativ lidhur me rastin e dyshuar të helmimit të 56 studentëve në Akademinë e Policisë. Sipas burimeve hetimore, ende nuk janë vënë në dispozicion të organit të akuzës të gjitha materialet zyrtare që duhet t’i ishin përcjellë AKU-së në kuadër të procedurës. Ky institucion kishte deklaruar më herët se shkak i incidentit dyshohej një produkt ushqimor, ndërsa më pas kishte njoftuar ndryshime në qëndrimin e tij pas verifikimeve të kryera. Në kuadër të hetimit, Prokuroria ka sekuestruar 56 kartelat mjekësore të studentëve që shfaqën simptoma dhe u trajtuan në spital. Materialet janë dërguar për ekspertim në Institutin e Mjekësisë...
Burimi:
syri.net