Prokurori i Antimafias italiane: Organizatat kriminale shqiptare veprojnë me Kanun

Prokurori i Antimafias italiane: Organizatat kriminale shqiptare veprojnë me Kanun

Prokurori i Antimafias italiane, Giuseppe Gatti, tha se grupet kriminale shqiptare janë të përhapurit në Europë dhe se veprojnë me Kanun, duke ndërthurur traditën me modernen. “Duhet ta themi! Organizatat kriminale shqiptare janë më të konsoliduarat dhe më ë përhapurat në të gjithë Bashkimin Europian. Bëhet fjalë për një fenomen alarmant dhe pjesërisht ende i nënvlerësuar. Këto grupe për shumë gjatë janë konsideruar si organizata të dorës së dytë, që merreshin me prostitucion, apo me emigracionin e paligjshëm. Sot, realiteti na tregon se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, të aftë për të marrë një rol kryesor në fushën e narkotrafikut ndërkombëtar. Pra një grup që vepron në të gjithë globin, që ndërvepron me organizatat mafioze më të rëndësishme italiane dhe ndërkombëtare”, tha...