Procedohen nëntë persona në Tiranë për pengim të qarkullimit dhe prishje të qetësisë publike
Strukturat e Policisë së Tiranës kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë nëntë shtetas, të cilët, sipas policisë, pas përfundimit të një tubimi të zhvilluar më 20 qershor 2026, kanë vijuar qëndrimin në mënyrë të kundërligjshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia bën të ditur se personat e proceduar kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe kanë prishur qetësinë publike duke qëndruar në tejkalim të orarit të njoftuar për zhvillimin e tubimit. Sipas njoftimit, shtetasit kanë zaptuar hapësirën publike duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard, ndërsa nuk kanë respektuar thirrjet e përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e hapësirës dhe zbatimin e dispozitave ligjore. Policia informoi se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer veprime...
Burimi:
kohajone.com