Pretendonte se i rrezikohej jeta te “313-a”, Durim Bami transferohet në burgun e Peqinit
Durim Bami është transferuar nga burgu i Fushë-Krujës në atë të Peqinit. Mësohet se zhvendosja e tij është motivuar me arsye sigurie. Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami u akomodua në paraburgimin “Jordan Misja” (313) në kryeqytet. Pas disa kërkesash në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ku pretendonte se i rrezikohej jeta, Bami u transferua në Fushë-Krujë, deri sot, kur forcat operacionale të DPB e kanë shoqëruar për në Peqin. Në burgun e Peqinit është transferuar edhe Lulzim Berisha, i cili mbahej në burgun e Durrësit.
Burimi:
javanews.al