Policia godet dy raste kriminale, arrestime për drogë dhe armëmbajtje pa leje

Policia godet dy raste kriminale, arrestime për drogë dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, duke finalizuar operacionin e koduar “Sezoni”. Pas një hetimi disa mujor të zhvilluar me metoda speciale hetimi, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar tre persona dhe kanë nisur procedim penal për një tjetër, të dyshuar për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet G. B., 20 vjeç, banues në Ktosh; D. R., 20 vjeç, banues në Koplik dhe K. P., 22 vjeç, banues në Lohë të Poshtme. Ndërkohë, për një 34-vjeçar me inicialet R. H. ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Gjatë kontrolleve policia ka sekuestruar një...